75 Mall Live Search
08:49 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / L A

Guardiola konfirmon lëndimin e Rodrit

Mesfushori spanjoll, Rodri do të jetë përsëri jashtë fushës së blertë.

Kjo vjen pasi që spanjolli, ka pësuar një tjetër lëndim që do të mbajë jashtë për një kohë.

Këtë e konfirmoi edhe vetë trajneri, Pep Guardiola i cili ka folur për lëndimin e ri të fituesit të “Topit të Artë”.

“Rodri ka pësuar një dëmtim dhe do të jetë jashtë fushave të lojës të paktën deri në mesin e shtatorit. Rodri po përmirësohet, por pati një dëmtim të rëndë kundër Al Hilal. Ai është stërvitur më mirë, shpresojmë që pas pushimit ndërkombëtar do të jetë koha kur ai do të jetë vërtet në formë”, u shpreh Guardiola.

City, kujtojmë se do të nis sezonin e ri në Premierligë, në udhëtim ndaj Ëolves me ndeshjen që do të luhet më 16 gusht./IndeksOnline/