09:48 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / Gj. Sh

Guardiola konfirmon mungesën e dy yjeve të skuadrës për ndeshjen e sotme

Manchester City sot do të luaj ndaj Wolves, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Premier Ligës.

Cityzens edhe në këtë ndeshje do të jenë pa John Stones dhe Bernardo Silvan, shkruan IndeksOnline.

Kjo është konfirmuar edhe nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Unë mendoj se John nuk është ende gati. Kevin nuk është ende gati. Bernardo Silva gjithashtu nuk është mirë. Mendoj se pjesa tjetër janë mirë. Stones është më mirë, shumë më mirë. Kam folur me të, ai ndihet shumë mirë. Ai po stërvit vetëm, por ndoshta javën e ardhshme, ose pas RB Leipzig (të mërkurën e ardhshme) ai do të rifillojë.”, tha Guardiola në konferencë për media para ndeshjes me Wolves./IndeksOnline/