75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 17 Tetor 2025 / Gj Sh

Guardiola konfirmon mungesën e Rodrit për ndeshjen ndaj Evertonit

Ish-fituesi i Topit të Artë, Rodri nuk e ka kaluar ende lëndimin që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Brentfordit.

Mesfushori spanjoll u detyrua të largohet para kohe nga fusha, derisa trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se ai nuk do të luaj në ndeshjen e fundjavës ndaj Evertonit, shkruan IndeksOnline.

“Rodri nuk është i disponueshëm këtë fundjavë kundër Evertonit. Nuk e di kur do të kthehet.”, ka deklaruar Guardiola.

Kujtojmë që Rodri është rikthyer të luaj në fillim të sezonit, pasi mungoi për më shumë se 9 muaj, për shkak të këputjes së ACL, në vitin 2024./IndeksOnline/