75 Mall Live Search
08:19 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Guardiola: Kurrë s’do të jem trajner i Realit dhe Man, Utd-së më përpara shkoj në Maldive!

Pep Guardiola e ka bërë të qartë. Ai nuk do të jetë kurrë në jetë trajner i Real Madridit apo Manchester United-it.

Trajneri spanjoll a ka thënë këtë deklaratë jo për urrejtjen që ka ndaj këtyre dy skuadrave, por për shkak të rivalitetit që ka ish-skuadra e tij Barcelona me Real Madridin dhe skuadra aktuale Manchester City me rivalin lokal Manchester United-in.

“Do të shkoja në Maldive më përpara nëse kam ofertë, pse jo, por asnjëherë te Reali apo United-i”, ka thënë Pepi. /Indeksonline/