75 Mall Live Search
08:35 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / L A

Guardiola me lëvdata për blerjen e tij të re

Manchester City ka bërë blerje të mëdha në merkaton e dimrit.

Pas blerjeve të Marmoush, Khusanov dhe Reis, “Qytetarët” kanë bërë edhe goditjen e tyre në ditën e fundit të merkatos ku nënshkruan me mesfushorin spanjoll, Nico Gonzalez.

Për blerjen e këtij të fundit ka folur edhe Pep Guardiola, të cilin e lavdëroi.

“Nico González mund të luajë me Rodri, me siguri. Ne e kemi ndjekur për një kohë të gjatë dhe kur ishte në akademinë e Barcelonës u përpoqëm ta sillnim këtu, nuk ishte e mundur”. “Të gjithë lojtarët e nënshkruar janë kaq të rinj, kështu që ata janë për gjashtë, shtatë vitet e ardhshme!”, u shpreh Guardiola.