Guardiola: M’i ktheni lojtarët e mi, do e shihni Man Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk po kalon në një kohë të mirë këtë sezon.
Kjo vjen pas rezultateve negative të “qytetarëve”, duke humbur 5 ndeshje radhazi.
Guardiola, ka folur për “Ziggo”-n rreth kësaj.
🔵❗️ Pep Guardiola tells Ziggo: “Just give me my players back… you will see!”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 26, 2024
“It’s difficult when you have to play without 4 central defenders, 2 holding midfielders, the best player in the world Rodri out, 3 wingers out, just give me my players back… you’ll see Man City!”. pic.twitter.com/D4ZOCiiP3g
“Është e vështirë kur duhet të luash pa 4 qendërmbrojtës, 2 mesfushorë mbajtës, lojtari më i mirë në botë Rodri jashtë, 3 anësorë jashtë, thjesht m’i kthe lojtarët e mi… do ta shohësh Man Cityn!”, u shpreh Guardiola.
Manchester City, kujtojmë se do të presë në “Etihad”, Feyenoordin me ndeshjen që zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/