75 Mall Live Search
16:58 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Guardiola: Motoja “This is Anfield” nuk është marketing

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka rezervuar fjalë të mëdha për stadiumin e Liverpoolit, Anfield.

I ftuar në një emision televiziv në Spanjë ai ka folur rreth ndikimit që ka ky stadium te futbollistët dhe tifozët dhe sipas tij kjo është unike.

“Lojtarët e dinë që Anfieldi është Anfield. Motoja e tyre ‘This is Anfield’ nuk është për marketing.

Aty ka diçka që në asnjë stadium tjetër të botës nuk e sheh” ka thënë Guardiola. /Indeksonline/