Guardiola mund ta zëvendësojë Tuchelin te PSG-ja
Paris Saint-Germain kërkon të bëjë një tjetër ndryshim në shtabin teknik të skuadrës.
Drejtuesit e klubit parisien e kanë vënë Pep Guardiolën si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Thomas Tuchelin.
Përpos Guardiolës, opsioni tjetër është Max Allegri, mirëpo drejtuesit parisien më shumë e pëlqejnë spanjollin, i cili thuhet se është në vitin e tij të fundit në Angli te Manchester City.
Nëse Tucheli nuk arrin ndonjë sukses të madh, në Ligën e Kampionëve me PSG-në, ai pritet të shkarkohet dhe PSG-ja menjëherë është duke kërkuar pasardhësin e tij.
Pronarët e PSG-së, kishin diskutuar situatën me ish-yllin e Barcelonës, Xavi, i cili ka rekomanduar trajnerin e Manchester Cityt, ndërsa drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo preferon ish-trajnerin e Juventusit, Max Allegrin.