09:23 / E Martë, 05 Korrik 2022 / C E

Guardiola mund të marr drejtimin e skuadrës së Serie B

Pep Guardiola mund të marr drejtimin e skuadrës së Palermos sapo të përfundoj kontratën e tij te Manchester City.

CEO i kampionëve të Premierligës, Ferran Soriano beson se spanjolli mund të filloj një aventurë të re te skuadra italiane pasi City Group blenë aksionet e Palermos.

Por spanjolli ndoshta mund të ndjekë një të ardhme si trajner ku dikur ishte lojtar, duke u kënaqur me Brescian dhe Romën dy dekada më parë, shkruan Indeksonline.

Ai pyeti nëse është me diell në Palermo. Ndoshta, ai do të punojë këtu një ditë,” tha Sorriano për Calciomercato.

Ai di gjithçka që bëjmë dhe e njeh mirë futbollin italian. Si të tjerët, ai është i ngazëllyer rreth marrëveshjes“.

Soriano ndërkohë hodhi vizionin për atë që City Group do të sjellë në Rosanero, i cili fitoi ngjitjen nga Serie C sezonin e kaluar për të fituar një vend në ligën e dytë të futbollit italian.

Ne kemi një buxhet i cili duhet të na lejojë të qëndrojmë në Serie B dhe të kemi një shans për t’u promovuar në Serie A,” shtoi ai. “Ne kemi një ëndërr dhe duhet të kemi ambicje, përulësi, zgjuarsi dhe durim”.

Palermo ka qenë një skuadër standard në mesin e tabelës së Serie A, por vitet e fundit është përballur me krizë të madhe financiare. /IndeksOnline/