Guardiola: Muriçi ishte i shkëlqyer, meriton duartrokitje
Me shumë vështirësi, Manchester City arriti mbrëmë të kualifikohej në gjysmëfinalen e EFL Cup.
”Qytetarët” u përballën me Leicester Cityn, për t’u kualifikuar tutje vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Aro Muric… The man of the hour! @Sure #lcfcvcity pic.twitter.com/2s45DqIwLL
— Manchester City (@ManCity) December 18, 2018
Padyshim, heroi i kampionit anglez ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muriçi, i cili shkëlqeu mbrëmë.
Gjatë kohës së rregullt, Muriçi bëri disa pritje fenomenale, teksa në fazën e penalltive, mbrojti dy të tilla, transmeton IndeksOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola dha fjalët më të mira për ”gardianin” kosovar.

”Muriçi është i madh. Ai reagon shpejt dhe është i fuqishëm me këmbët e tij. Ai luajti rol të rëndësishëm edhe te penalltia e Harry Maguire”.
”Ai stërvitet vazhdimisht, por është paksa i turpshëm”.
”Për këtë përformancë, ai meriton duartrokitje sepse ishte i shkëlqyer”, u shpreh Guardiola./IndeksOnline/