75 Mall Live Search
10:32 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Guardiola: Ndoshta është koha ta fitoj një skuadër tjetër Premierligën

Manchester City të shtunën ka pësuar humbje nga Brightoni, me rezultat 2-1.

Kjo ishte humbaj e katërt radhazi për kampionët e Anglisë dhe e dyta në Premierligë, shkruan IndeksOnline.

Gabimin e tyre e ka shfrytëzuar skuadra e Liverpulit, duke fituar ndaj Aston Villës dhe është lidere e tabelës me pesë pikë para Cityt.

E trajneri Pep Guardiola pas humbjes nga Brightoni ka bërë një deklaratë nteresante.

Tekniku spanjoll ka thënë se ndoshta është koha që një skuadër tjetër ta fitoj Premierligën, pasi Manchester City ka fituar gjashtë tituj në shtatë vitet e fundit.

“Ndoshta pas shtatë vitesh duke fituar gjashtë Premier Liga, ndoshta një vit skuadër tjetër e meriton”, ka deklaruar Guardiola./IndeksOnline/