75 Mall Live Search
16:57 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Guardiola në hall, tre lojtarë të Manchester Cityt do të mungojnë kundër Chelseas për shkak të koronavirusit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është në probleme para ndeshjes me Chelsean, të dielën.

Në një konferencë shtypi, spanjolli tha se tre lojtarë të rëndësishëm do t’i mungojnë të dielën për shkak se janë infektuar me koronavirusin.

“Pesë lojtarë për momentin janë jashtë, të izoluar për 10 ditë. Nesër do t’i shihni formacionet dhe tre lojtarë të rëndësishëm nuk do të jenë aty, pra do ta dini saktësisht, por unë nuk mund t’ju tregoj tani se cilët janë”, u shpreh ai.

Kyle Walker dhe Gabriel Jesusi besohet se janë dy nga futbollistët, që do të mungojnë./Indeksonline/