75 Mall Live Search
09:11 / E Diele, 06 Mars 2022 / MSH

Guardiola në kërkim të një sulmuesi për Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është në kërkim të një sulmuesi të mirë për ekipin.

Megjithatë, Guardiola ka thënë se një të tillë do ta kërkojë në afatin kalimtar të verës.

“Klubi ka nevojë për një sulmues të mirë dhe ne do të përpiqemi në verë”, tha ai.

Guardiola tha se një gjë e tillë është kërkuar edhe nga tifozët e ekipit.

“Mos harroni. Kur nuk fitojmë, ju thoni: na duhet një sulmues. Si luajnë këta djem pa sulmues” shtoi Guardiola.

Një nga sulmuesit kryesorë në radarin e Guardiolas këtë verë, është norvegjezi Erling Haaland./Indeksonline/