Guardiola solidarizohet me Palestinën, vë shallin tradicional në koncertin bamirës, në Barcelonë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ishte i ftuar mbrëmë në një koncert në Barcelonë në përkahje të Palestinës.
Koncerti Act x Palestina, mblodhi këngëtarë nga zhanre të ndryshme me eventin që kishte qëllim mbledhjen e fondeve dhe rritja e ndërgjegjësimit për situatën humanitare në Gaza dhe territoret e pushtuara.
I pranishëm ishte edhe Pep Guardiola, i cili u shfaq me shallin palestinez, “keffiye”.
🚨 NEW : Pep Guardiola saat berbicara di acara penggalangan dana Act x Palestina di Barcelona kemarin.
— Extra Time Indonesia (@idextratime) January 30, 2026
Sambil menggunakan keffiyeh, Pep berbicara atas nama anak-anak Gaza, mengkritik dunia yang meninggalkan mereka sendirian. pic.twitter.com/T1i9zmhhRr
“Assalamu alejkum. Kur shoh fëmijë që pyesin ‘ku është nëna ime?’ midis rrënojave, është e vështirë për mua të mos mendoj se i kemi lënë vetëm”, tha Guardiola, duke theksuar se njerëzit më të fuqishëm në botë, sipas tij, janë frikacakë që lejojnë fëmijët e pafajshëm të vuajnë ndërsa vetë gëzojnë sigurinë e shtëpive të tyre.
Përveç interpretuesve kryesorë, në skenë u shfaqën edhe të ftuar surprizë, përfshirë këngëtaren e njohur spanjolle, Rosalia./IndeksOnline/

