75 Mall Live Search
09:40 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Guardiola nën hetim nga policia spanjolle

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola , ësht nën hetim nga policia spanjolle, sipas raportimeve në vendlindjen e tij.

Raportet nga Spanja kanë pohuar se menaxheri është një nga shumë emrat nën hetim tani.

Guardiola thuhet se është nën hetim për ‘rebelim’ gjatë procesit të referendumit katalunas.

Guardiola kishte lexuar një manifest pro-pavarësisë gjatë një marshimi më 11 qershor.

Policia thekson se “manifesti u lexua nga Josep Guardiola dhe synonte te mobilizionte të gjithë përkrahësit e pavarësisë”.