75 Mall Live Search
21:10 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / L A

Guardiola: Nëse do të isha trajner i Realit sezonin e kaluar, do të isha shkarkuar brenda 6 muajsh

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ndeshja Real Madrid – Manchester City luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Reali hyn në këtë ndeshje në një situatë jo të mirë, pasi ka fituar vetëm dy ndeshje në shtatë përballjet e fundit.

Për këtë dhe për ‘problemet’ e pretenduara me lojtarët, Xabi Alonso është nën presion të shkarkimit, në rast të humbjes nga Manchester City.

Edhe Guardiola ka folur për situatën e homologut të tij.

“Të menaxhosh Real Madridin është puna më e vështirë në futboll. Nëse do të performoja ashtu siç bëra sezonin e kaluar si trajner i Real Madridit, do të isha shkarkuar brenda 6 muajsh”, ka thënë Guardiola.

Më herët, Guardiola ka qenë trajner i Barcelonës dhe Bayernit, para se t’i bashkohej Manchester Cityt në vitin 2016