75 Mall Live Search
15:09 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / C E

“Guardiola nuk do lojtarë me personalitet”, tekniku spanjoll i jep përgjigjen epike Evras

Manchester City ka nevojë për liderë, por Guardiola nuk do liderë. Ata nuk duan lojtarë me personalitet sepse ai duhet të jetë lider. Ai e bëri atë në Barcelonë, ai ndërton ekipin e tij për të kontrolluar të gjithë”, kjo ishte deklarata e Patrice Evra ditën e djeshme.

Deklaratë që ka marrë mënjëherë edhe përgjigjen e trajnerit të Manchester Cityt, me këtë të fundit që i ka dhënë të “drejtë” Evras, teksa kujton se lojtarët e tij kanë fituar botërore dhe europiane me kombëtaret e tyre.

Ndoshta ka të drejtë ose ndoshta po thotë këto gjëra për t’u rikthyer në Manchester. Unë kam pasur lojtarë fantastikë në të kaluarën time te Barcelona, ​​Bayern Munich dhe Manchester City. Mund të bëja një listë përsa i përket personalitetit. Shumica prej tyre kanë fituar kampionatet botërore, evropiane. Patrice, po të isha këtu do të  tregoja personalitetin dhe karakterin e lojtarëve të mi”, është përgjigjur tekniku katalanas.