17:11 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Guardiola: Nuk do të luaja në këtë City, Fernandinho është shumë më i mirë

Pep Guardiola ka vlerësuar mjaft shumë skuadrën e Tottenham, me të cilët do të ndeshen këtë fundjavë.

“Futbolli anglez duhet të jetë shumë i lumtur me atë që ka bërë Pochettino” tha trajneri katalunas.

Përvec kësaj ai tha se ka mundësi për një transferim të ri në afatin dimëror.

“Ndoshta kemi nevojë edhe për një futbollist më tepër” . Niveli i Tottenham? “Më pëlqen shumë si luan Tottenham, si luan Chelsea … dhe ka shumë gjëra që më pëlqejnë edhe në United, apo Burnley , të cilët po bëjnë një sezon të mirë. Baza e ekipit anglez është Tottenham. Futbolli anglez duhet të jetë shumë i lumtur me atë që ka bërë Pochettino” deklaroi Pep.

Guardiola si një lojtar? “Nuk do të luaja në këtë City, Fernandinho është shumë më i mirë” , shtoi trajneri katalunas. /IndeksOnline/