75 Mall Live Search
09:03 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Guardiola nuk flet për dështimet e Cityt, merret me Liverpulin

Manchester City po kalon një sezon jo të mirë, me rezultatte të shumta negative.

Kampioni në fuqi ka grumbulluar vetëm 41 pikë në 24 ndeshje të Premierligës, dhe është 16 pikë prapa liderit tëtabelës, Liverpulit, shkruan IndeksOnline.

E trajneri i ”cityzens”, Pep Guardiola, ka komentuar rezultatet negative duke thënë se kjo mund të ndodh pas 8-9 sezoneve të mira.

Ai madje më shumë ka folur për skuadrën e Liverpulit, ku ka thënë se ata nuk mund ti arrijnë 100 pikë në këtë sezon të Premierligës.

“Një sezon i keq në 8/9 vite, mund të ndodhë. E keni parë Liverpoolin këtë sezon? Ata nuk mund të bëjnë 100 pikë tashmë, përfundimisht nuk munden, 99 po-jo 100, edhe shikojeni çfarë sezoni kanë bërë! Kjo më bëri të kuptoj: uau, çfarë kemi bërë. Ne morëm të gjitha rekordet në Angli. Kush do të bënte 100 pikë tani në futbollin modern? Unë jam duke pritur.”, deklaroi Guardiola./IndeksOnline/