Guardiola pas eliminimit, Real Madridi ishte më i mirë, i urojmë fat

Manchester City është përshëndetur nga Liga e Kampionëve, pasi Real Madridi e eliminoi nga play-offi, me rezultat të përgjithshëm, 6-3.
Trajneri i cityzens, Pep Guardiola, pas eliminimit tha se Reali ishte skuadra më e mirë në këto dy ndeshje, derisa i ka uruar fat në vazhdim, shkruan IndeksOnline.
“Real Madridi ka qenë më mirë, prandaj duhet t’i urojmë fat, por sigurisht që unë jam tifoz i Barcelonës dhe do të preferoja që ky të mos ishte rasti, por duhet ta pranojmë.”, ka deklaruar Guardiola./IndeksOnline/