75 Mall Live Search
12:45 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Guardiola për blerjen e De Jong: Kur një lojtar e kërkon Barca e Reali, lirisht çoni duart

Pep Guardiola e ka komentuar nënshkrimin e supertalentit të Ajaxit, De Jong me Barcelonën.

Trajneri që e kërkonte me çdo kusht yllin holandez te City, ka deklaruar se është pothuajse e pamundur të fitosh një garë për futbollistë kur ata i kërkon Barcelona e Real Madridi.

“Nuk jam i zhgënjyer me të, është pothuajse e pamundur të garohet me Barçën ose Realin kur ato skuadra kërkojnë lojtarë. Janë skuadra me prestigj të lartë për shkak të ligës dhe emrit të madh që kanë.

Lojtarët duhet të kenë lirinë për të zgjedhur, nëse nuk vijnë, është sepse preferojnë një klub tjetër dhe ju duhet ta respektoni atë dhe të kërkoni një alternativë tjetër.

Duhet të jeni më jeni më të shpejtë dhe më të mençur se të tjerët për të sigurar lojtarë të talentuar” ka thënë Guardiola./Indeksonline/