75 Mall Live Search
11:49 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / L A

Guardiola për Palestinën: Ne të gjithë kemi lejuar të shkatërrohet një popull

Kombëtarja e Palestinës do të luajë përsëri një ndeshje miqësore.

Ata do të luajnë ndaj Katalonisë, me ndeshjen që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Lluis Companys” në Barcelonë.

Stadiumi pritet që të jetë i mbushur pasi që janë shitur mbi 25 mijë bileta për këtë ndeshje.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe situatën e vështirë që po e kalon populli palestinez.

“Bota e ka braktisur Palestinën. Ne nuk kemi bërë absolutisht asgjë. Ata nuk janë fajtorë që kanë lindur atje. Ne të gjithë kemi lejuar që një popull i tërë të shkatërrohet. Dëmi është bërë dhe është i pariparueshëm”, deklaroi Guardiola.

Palestina, kishte zhvilluar një ndeshje ndaj shtetit Bask të shtunën, por që ishte mposhtur me rezultat 3-0./IndeksOnline/