08:55 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / C E

Guardiola: Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhtësh skuadrat e mëdha

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, komentoi fitoren kundër Realit në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve.

 “Ne krijuam shumë shanse dhe shënuam në dy gabime të mbrojtjes së tyre. U përpoqëm të shfrytëzonim kundërsulmin, por nuk është e lehtë ta bësh atë kundër një ekipi të ngjashëm. Presioni? Në disa situata ne nuk ishim në gjendje ta bënim atë, por në përgjithësi bëmë një punë të mirë”.

“I mundëm dy herë dhe Zidane nuk ishte eliminuar kurrë. Jemi këtu për të provuar të fitojmë Ligën e Kampionëve. Nëse doni të fitoni duhet të mposhtni klubet e mëdha. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje Lyonit, tani mund të përgatitemi më mire”.