Guardiola kërkon një mbrojtës, pas lëndimit të Laportes
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i detyruar të nënshkruajë me një mbrojtës në janar pas lëndimit të Aymeric Laportes.
Futbollisti francez pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Brightonit në Etihad, ku City fitoi me rezultat 4-0.
Guardiola e përshkroi Laporten si mbrojtësin më të mirë në botë para se të niste ndeshja, por atë ditë gjërat nuk ecen mirë.
25- vjeçari ka qenë shtyllë në mbrojtjen e kampionëve të Premierligës që kur u bashkua me Athletic Bilbaon në vitin 2018. /IndeksOnline/