15:05 / E Martë, 20 Prill 2021 / Blerim

Guardiola: Pse Ajaxi nuk është në Superligë?

Pep Guardiola ka folur sot gjatë ditës për kompeticionin më të ri ‘European Super League’.

Trajneri i Manchester Cityt tha se njerëzit që e themeluan këtë duhet të shkojnë në gjithë vendet e botës dhe ta shpjegojnë se pse morën këtë vendim, shkruan IndeksOnline

“Unë do të doja që komiteti që themeloi Superligën Evropiane të shkonte në të gjithë botën dhe të shpjegonte arsyen e këtij vendimi. Ata duhet t’i tregojnë gjithë botës, pse disa skuadra janë në Superligë e disa të tjera jo? Dikush duhet të tregoj pse Ajaxi nuk është në këtë kompeticion, me gjithë at sukses dhe histori”, ka thënë Pep Guardiola.

Kujtojmë që të dielën 12 klube themeluan Superligën e Europës. Emrat e ekipeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion: Chelsea, Arsenal, Milan, Inter, Juventus, Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester United, Liverpool dhe Tottenham./IndeksOnline/