Guardiola pyetet për blerjen e Haaland, bën këtë reagim para mediave

Manchester City thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin e Dortmund, Erling Haaland. Por, këtë nuk ka pranuar ta komentojë Pep Guardiola.
Në konferencën e sotme për media, trajneri i Cityt ka thënë se nuk ka përgjigje për këtë çështje.
Kur mediat insistuan të marrin përgjigje, Pep ka thënë se nuk e ka shqetësimin të mendojë për edicionin e ardhshëm por për këtë aktual.
“Nuk e kam shqetësimin apo këtë punë në kokën time tani. Po mendoj për këtë edicion dhe jo për atë se çfarë do ndodhë edicionin e ardhshëm” ka thënë Guardiola./Indeksonline/