75 Mall Live Search
14:02 / E Premte, 20 Tetor 2023 / L K

Guardiola pyetet për Topin e Artë: Një duhet të jepet për Messin, tjetri për…!

Pep Guardiola në konferencën e sotme është pyetur nga gazetarë se kush duhet të jetë fituesi i Topit të Artë.

Trajneri i Manchester Cityt ka dhënë një përgjigje diplomatike në këtë pyetje.

“Unë gjithmonë kam thënë se Topi i Artë duhet të jepet në dy seksione. Një për Messin dhe një për të tjerët.Haaland duhet ta fitojë po ose po. Ne fituam tre tituj, ai shënoi një milion gola. Do të doja që Erling të fitonte. Por Messi… Leo fitoi Kupën e Botës” ka thënë Guardiola./Indeksonline/