75 Mall Live Search
08:44 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Guardiola reagon pas eliminimit mbrëmë: Nuk ishim perfekt, na munguan shumë gjëra

Skuadra  e Lyonit e ka befasuar Cityt natën e mbrëmshme, pasi e mposhti në 1:3 në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

City nuk ishte në element as për këtë ndeshje, çka edhe i kushtoi me eliminim nga Liga e Kampionëve, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, pas takimi ka reaguar edhe tekniku i Cityt, Guardiola, ku ai tha se skuadrës së tij i munguan shumë gjëra, edhe pse në pjesën e dytë bën gjithçka, por u ndëshkuan shpejtë nga Lyoni

“Pjesën e parë ne duhet ta zgjidhim më mirë. Krijuam më shumë shanse. Unë nuk kam parë statistika – ne bëmë gjithçka, por shënuam poashtu.

“(VAR) ? Unë nuk e di. Nuk dua të flas për rrethanat. Duket sikur jam duke u ankuar ose duke gjetur shkaqe. Jemi jashtë. Kisha ndjenjën se ishim të gatshëm por bëjmë gabime. Kjo është arsyeja pse ne jemi jashtë.

“Një ditë do të thyejmë hendekun në gjysmëfinale. Pjesa e dytë ishte në rregull, ne ishim atje, kisha ndjenjën se ishim më mirë, por ju duhet të jeni perfekt në këtë sistem dhe ne jo nuk ishim ashtu siç pritej. Kjo është arsyeja pse u eliminuam”, tha Guardiola.