75 Mall Live Search
15:14 / E Premte, 02 Janar 2026 / L A

Guardiola rreth shkarkimit të Marescas: Chelsea ka humbur një trajner të jashtëzakonshëm

Largimi i Enzo Marescas nga Chelsea ka bërë bujë të madhe.

Barazimi ndaj Bournemouth, ishte caku për italianin i cili e humbi besimin e drejtuesve të Chelseat ku është kritikuar shumë.

Për largimin e tij foli edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola.

Guardiola kishte punuar së bashku me Marescan, ku italiani kishte qenë pjesë e stafit të tij te City.

“Më lejoni të them… Chelsea nga pikëpamja ime ka humbur një trajner të jashtëzakonshëm, një person të jashtëzakonshëm”. “Por është një vendim nga hierarkia e Chelseat, kështu që nuk kam asgjë për të shtuar”, deklaroi Guardiola.

Maresca, në kohën e tij te Chelsea ka fituar 2 trofe, atë të Conference League dhe Botërorin e Klubeve./IndeksOnline/