75 Mall Live Search
15:04 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Guardiola s’do ta shikojë derbin Manchester United – Liverpool, ja arsyeja

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se nuk do ta shikojë ndeshjen mes Manchester United e Liverpoolit.

City dje mposhti Crystal Palace në kuadër të Premier Ligës, derisa tekniku spanjoll ka marrë një ditë pushim.

Ai tha se do të shikojë ndeshjen e fundit të Atalantes, klub më të cilin do të përballen në kuadër së Ligës së Kampionëve.

“Duhet të shikojë reprizën e ndeshjes së fundit të Atalantas”, deklaroi ai, transmeton Indeksonline.

City është në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë, pesë me pak se lideri Liverpool./Indeksonline/