75 Mall Live Search
13:44 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / L A

Guardiola strikt me lojtarët: Më 25 dhjetor do të jem atje duke monitoruar se sa kilogramë shtojnë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka qenë së fundi në konferencë shtypi.

Ata do të ndeshen me Nottingham Forestin, për ndeshjen e tyre të fundit për vitin 2025 në Premierligë.

Teksa afrohen festat e Krishtlindjeve, shumë trajnerë përpiqen t’i parandalojnë lojtarët e tyre të hanë shumë, ku një prej tyre është dhe Pep Guardiola, i cili i ka lëshuar një paralajmërim skuadrës së tij që të mos hanë ose pinë më shumë seç duhet.

“Dje të gjithë lojtarët u peshuan, dhe më 25 do të jem atje duke monitoruar se sa kilogramë shtojnë. Ata po vijnë më të rëndë. Nuk kam thënë asgjë për t’i frikësuar, jo, është e vërteta”, siguroi ai.

Ndeshja luhet të shtunën, më 27 dhjetor në stadiumin “City Ground”./IndeksOnline/