75 Mall Live Search
08:44 / E Hënë, 10 Mars 2025 / L A

Guardiola: Të mos jemi në Champions League sezonin e ardhshëm do të ishte problem

Manchester City po rrezikon pozitën në top 4-she të Premierligës.

Dhe humbja ndaj Nottingham Forestit, vetëm se i shtoi mundësitë që City të humbas Championsin pas një kohe të gjatë.

Madje Guardiola, foli për këtë mundësi të cilën nuk e kishte menduar as vetë ai.

“Kualifikimi për Ligën e Kampionëve do të ishte një sukses i madh, por ju duhet ta fitoni atë. Qoftë pesë, gjashtë apo shtatë (vende) ju duhet të fitoni ndeshje. Unë dua të kualifikohem në Ligën e Kampionëve.

Nuk do të ishte mirë (nëse nuk do ta bënim), por pashë se çfarë ndodhi me skuadrat e tjera të Premier League në të kaluarën. Të mos ishe në Ligën e Kampionëve do të ishte problem, por ka ekipe që nuk u kualifikuan dhe që janë rikthyer dhe janë atje tani, u shpreh Guardiola.

Manchester City, me humbjen e fundit bie në pozitën e 5-të në tabelë dhe ka gjithsej 47 pikë./IndeksOnline/