75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Guardiola: Titulli është në duart tona

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola është shumë i kënaqur me fitoren e ngushtë ndaj Burnley-t që e ka vendosur përsëri në krye.

“Është një fitore shumë e rëndësishme. I kontrolluam mirë sulmuesit e tyre, fusha ishte shumë e thatë dhe e vështirë për të qarkulluar topin, por rëndësi kanë tre pikët.

E dinim që duhet të shkonim përpara dhe të shkaktonim sa më pak faulle të ishte e mundur. Mund të kishim shënuar më shumë gola. Jam shumë i lumtur me fitoren dhe tani kemi një javë kohë për të përgatitur ndeshjen me Leicester.

Nuk pësuam asnjë goditje në kuadrat. Kontrolluam topat e gjatë dhe kishim shanse për të shënuar golin e dytë.

Në pjesën e parë nuk krijuam shumë, por e dinim që do të ishte e vështirë. 92 pikë të grumbulluara janë të pabesueshme.

Titulli është në dorën tonë, duhet të fitojmë dy ndeshjet e fundit.