75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Guardiola trajner, Xavi asistent, plani i skuadrës së madhe evropiane

Sipas mediave franceze, PSG-ja ka bërë gati planin gjigant të skuadrës.

Raportohet se sheikët e PSG-së kanë vendosur synimin që trajnerin spanjoll ta sjellin në Francë edicionin e ardhshëm.

Madje, PSG-ja e ka cak që bashkë me Guardiolën të sjellë edhe një tjetë emër të njohur.

Xavi Hernandezi po shihet si asistent i Guardiolës te PSG-ja. Pep Guardiola do të ishte dukshëm trajneri më i paguar në botë në rast se pranon ofertën e PSG-së.

Po ashtu, sheikët i kanë bërë gati planin për blerje të bujshme në rast se ai e pranon ofertën./Indeksonline/