10:52 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Guardiola tregon arsyen pse u largua Joao Cancelo

Pep Guardiola ka folur për herë të parë në lidhje me Joao Cancelon. Manchester City huazoi lojtarin portugez te Bayern Munchen, operacion që mori edhe konfirmimin e trajnerit spanjoll.

Së pari i uroj atij më të mirën për katër muajt e ardhshëm. Në dy kampionatet e fundit që kemi fituar ai ka qenë një personazh i jashtëzakonshëm.

Por, pas Botërorit të Katarit zhvilluam një mini fazë përgatitore dhe vendosëm të luanim ndryshe. Më pëlqeu ajo që pashë dhe u dhashë më shumë kohë lojtarëve të tjerë.

Joao ka një personalitet si i imi, ai dëshiron të luajë gjithmonë. Ai stërvitet fort, kështu që e ka të nevojshme të luajë për të qenë i lumtur.

Ndaj vendosëm ta lejonim të ikte te Bayerni. Joao dëshiron të jetë protagonist në çdo ndeshje, shpresoj ta bëjë në Gjermani”, deklaroi Guardiola.