75 Mall Live Search
13:52 / E Hënë, 15 Maj 2023 / B O

Guardiola tregon nëse Rodri e Ake do të rikuperohen për ndeshjen ndaj Real Madridit

Pep Guardiola është shqetësuar për lëndimin e minutave të fundit të Rodrit në ndeshjen ndaj Evertonit.

Megjithatë lajmet e fundit që vijnë nga stafi shëndetësor i Cityt tregojnë se lëndimi i spanjollit nuk është serioz.

“Ai do të jetë atje deri të mërkurën” ka thënë Pep.

Për ndeshjen e të mërkurës Guardiola nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Akes.

Mbrojtësi holandez ishte jashtë fushës edhe në ndeshjen e parë dhe do të mungoj edhe në ndeshjen kthyese./Indeksonline/