75 Mall Live Search
16:09 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Guardiola tregon se a do të ketë transferime te City në janar

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është pyetur nëse po mendon të përforcojë skuadrën në rihapjen e merkatos.“Nuk do të transferojmë askënd në janar”, tha trajneri spanjoll.

Guardiola ka folur në paraprakisht për ndeshjen e së mërkurës kundër Chelseat, për Kupën e Ligës, ndeshje ku është sërish pa golashënuesin Erling Haaland.

“Ai nuk është rikuperuar ende, por po përmirësohet. Ajo që ka rëndësi është se ai nuk ka thyer kockën, ka pasur vetëm dëmtim të ligamentit. Ndoshta do të shërohet brenda një jave ose dhjetë ditësh.”

Jashtë duelit me Chelsean është edhe Kyle Walker, për shkak të lëndimit.