75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Guardiola tregon se çfarë iu tha lojtarëve për Liverpoolin

Pep Guardiola iu ka bërë thirrje lojtarëve të Cityt që ta harrojnë Liverpoolin nëse duan titullin në Premierligë. Trajneri spanjoll ka thënë se nëse lojtarët e tij e shikojnë se çfarë po bën Liverpooli, titullin le ta harrojnë.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndalur Liverpoolin. E vetmja mënyrë për ta ndalur, është që ne të fitojmë lojërat tona.

Iu thashë lojtarëve që mos të shikojnë kalendarin e Liverpoolit sepse normalisht kur ndodh kjo, ju humbni ndeshjet tuaja. Vërtetë është tejet e vështira për të qenë prapa këtij Liverpooli. Ata janë fantastikë, luajn mirë dhe sigurtë.

Por, nëse ne nuk fitojmë, ata sigurt shpallen kampionë, andaj nuk bën të ndalemi me fitore” ka thënë Guardiola./Indeksonline/