Guardiola tregon se pse nuk aktivizon Grealishin

Manchester City dalëngadalë po kthehet në formë pas ecurisë negative që kishte kaluar.
“Qytetarët”, arritën të fitojnë dy ndeshje radhazi atë ndaj Leicesterit dhe West Hamit, ku rikthejnë buzëqeshjet te tifozët.
Kemi parë edhe aktivizimin e Savinhos, ku këto dy ndeshje kishte shkëlqyer duke shënuar gol ndaj Leicesterit dhe dy asiste ndaj West Hamit.
🔵👀 Pep Guardiola on Savinho playing and not Grealish: “They have to compete and now Savinho is in better shape and everything than Jack, and that’s why I play Savinho!”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 5, 2025
“I wanted Jack for the Treble, yeah. But I try to be honest with myself, Savinho deserves”. pic.twitter.com/RS5XgQyvEx
Për këtë foli edhe Pep Guardiola, ku u pyet rreth aktivizimit të Savinhos e jo atë të Jack Grealishit, i cili luan në të njëjtën pozitë.
“Ata duhet të konkurrojnë dhe tani Savinho është në formë më të mirë dhe gjithçka se Jack dhe kjo është arsyeja pse unë luaj Savinhon.
Doja Jack për trefishin, po. Por unë përpiqem të jem i sinqertë me veten time, Savinho e meriton”, u shpreh Guardiola./IndeksOnline/