75 Mall Live Search
08:23 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / L A

Guardiola tregon se sa do të mungojë Ake

Mbrojtësi holandez, Nathan Ake është emri i ri që i shtohet listës së të lënduarve te Manchester City.

30-vjeçari, kishte pësuar lëndimin e tij në këmbë gjatë ndeshjes së FA Cup ndaj skuadrës së Plymouth Argyle.

City, ka pasur krizë në repartin e mbrojtjes këtë sezon me lëndimet e mbrojtësve si John Stones, Manuel Akanji, ku të cilët u detyruan të sjellin në merkaton e dimrit lojtarët si Khusanov dhe Vitor Reis.

Guardiola, tregoi se sa do të mungojë holandezi pas lëndimit të tij.

“Nathan Ake do të mungojë për 10-11 javë. Kur shkon në operacion, është sepse ka ndodhur diçka e gabuar. Por ajo që është e rëndësishme është se është bërë. Ai ka luftuar shumë këtë sezon me probleme në këmbë dhe kjo ka ndodhur”, deklaroi Guardiola.

City, gjatë ditës së sotme do të udhëtojë në “City Ground, ku do të përballet me Nottingham Forestin, me ndeshjen që zhvillohet në orën 13:30./IndeksOnline/