Guardiola tregon se si spiunohej nga kodra e lartësi sa ishte te Bayerni
Pep Guardiola e ka quajtur normale rastin e Marcelo Bielsas që kishte angazhuar një person për të spiunuar skuadrën e Lampard duke ua përcjellur stërvitjet me dylbi.
Pep ka thënë se një gjë të tillë e praktikojnë shumë skuadra. Madje, ai ka treguar se në Gjermani shpeshherë kishte parë gjëra të tilla.
“Në vende të tjera, të gjithë e bëjnë këtë. Kur unë stërvitja Bayern Munchen kishte njerëz në një mal të vogël, në lartësi, në ndërtesa duke më parë nga largësia. Ishte pjesë e kulturës, por unë një gjë të tillë nuk do ta bëj për Huddersfield” ka thënë Guardiola./Indeksonline/