08:09 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Guardiola tregon suksesin e Cityt: Ne kemi para për t’i blerë super lojtarët dhe pa shpenzuar, s’ka sukses!

Pep Guardiola, 50-vjeçari ka folur për suksesin e skuadrës së tij gjatë këtyre ndeshjeve të fundit.

Skuadra e Manchester Cityt ka triumfuar mbrëmë ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 2 me 0, në UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, trajneri Pep tregoi sekretin e këtij suksesi.

“Ne kemi shumë para për të blerë lojtarët të pabesueshëm. Kjo është e vërtetë. Pa lojtarë me cilësi të mirë, ne nuk mund ta bëjmë këtë. Lojtarët e këtij grupi janë fantastik dhe kanë një marrëdhënia fantastike”, është shprehur Guardiola, duke treguar se pa shpenzuar para s’ka sukses!

Manchester City këtë sezon shihet favorit për ta fituar Premierligë, ashtu klubi anglez është duke kryesuar tabelën me 59 pikë, 10 më shumë se pozita e dytë Manchester United [49 pikë]./IndeksOnline/