75 Mall Live Search
23:49 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Guardiola: Trishtim i madh nëse largohet Sane

Pep Guardiola ka përsëritur dëshirën e tij që Sane të qëndroj te Manchester City përkundër kërkesës së madhe të Bayernit.

Trajneri spanjoll ka thënë se do të ishte shumë i trishtuar nëse gjermani do të largohej nga “Ettihad”.

Ai kishte një lojë të mirë, veçanërisht në pjesën e dytë,” tha Guardiola në një konferencë shtypi.

“Ai është një djalë që ne e vlerësojmë, më pëlqen shumë, mendoj se ai mund të jetë më i mirë, dy herë, tre herë kam thënë që ne duam që ai të qëndrojë.

“Kjo është arsyeja pse ai ka një ofertë për të zgjeruar kontratën e tij. Nuk është në duart tona.

“Marrëveshja është e mirë dhe nëse ai dëshiron të largohet, do të jem i trishtuar. Shpresojmë që ai të mbetet”.

Sane shënoi 10 gola dhe bëri 11 asistime në 31 paraqitje në Premier League në sezoin e kaluar, pasi City fitoi titullin me një pikë përpara Liverpoolit . /IndeksOnline/