20:56 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Guardiola: Tucheli është duke e bërë një Chelsea të frikshme

Pep Guardiola ka folur pas humbjes nga Chelsea 1 me 2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të në Premierligë.

Blutë e Londrës arritën fitore në ‘Etihad’ një ndeshje të cilët mund t’i themi edhe si parapërgatitje për finalen e madhe të UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline

Trajneri i Manchester Cityt thotë se Thomas Tuchel është duke e bërë një Chelsea tejet të frikshme.

“Ai [Tucheli] vërtetë e ka bërë një Chelsea që asnjë klub nuk dëshiron të luaj kundër tyre”, ka thënë pas ndeshjes Pep.

Me fitore, Chelsea ngritët në pozitën e tretë me 64 pikë, një më shumë se Leicester City në pozitën e katërt (63). Kurse, City e shtyn festën e titullit për javën tjetër. Ata kanë 80 pikë në pozitën e parë./IndeksOnline/