75 Mall Live Search
23:45 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / A. A

Guardiola uron Bayernin: Unë dhe Messi mund t’iu ndihmojmë për titullin e 7-të

Bayerni i Mynihut u shpall kampion i Botës për klube duke mposhtur sonte në finale ekipin meksikan Tigres.

Ky ishte titulli i 6-të rresht për bavarezët në të gjitha garat.

Ish trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka uruar gjermanët për suksesin.

Spanjolli me shaka, ka ofruar ndihmën e tij dhe të Leo Messit që Bayerni të fitoi titullin e 7-të.

“Urime familjes së madhe të Bayernit për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Të jesh kampion i botës për klube, veçanërisht të fitosh 6 tituj nga 6 të mundshëm. Jam shumë krenar dhe urime të gjithëve, veçanërisht për Hansin dhe kolegët e tij”

“Dua t’i them Hansit se ju jeni ekipi i dytë që fitoni 6 tituj rresht. Para jush ka qenë Barcelona, me Messin dhe kompaninë e tij. Ne mund të vijmë që të luajmë për titullin e 7-të, vetëm më trego kur dhe ku” përfundoi Guardiola.

/Indeksonline/