07:00 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Guatemala zhvendos ambasadën në Jerusalem

Guatemala do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael, në Jerusalem, ka thënë presidenti i vendit, tri javë më pak pasi që presidenti Donald Trump lajmëroi se SHBA do të bëjnë të njëjtën gjë.

Shteti i Amerikës Qendrore ishte njëri nga nëntë vendet që  votuan pro SHBA-së kur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ishte hedhur për votim një rezolutë për të denoncuar njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, tha se pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ka vendosur që t’i japë instruksione Ministrisë së Jashtme për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.