75 Mall Live Search
14:28 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Burim

Gucati: Evropa nuk duhet të lejojë që drejtësia të shndërrohet në instrument politik

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se po flasin për drejtësinë që i është mohuar luftës së shenjtë të UÇK-së.

Ai tha s e liria nuk erdhi si dhuratë, por si rezultat i sakrificës dhe gjakut të vajzave dhe djemve të rinj.

Gucati shtoi se Evropa nuk duhet të lejojë që drejtësia të shndërrohet në instrument politik.

“Bota demokratike nuk duhet t’i mbyllë sytë karshi padrejtësive kaq të mëdha. U bëjmë thirrje ndërkombëtarëve që të mos ndëshkohet Kosova për lirinë e saj. Drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Këtu jemi për të thënë se nuk do të lejojmë të nëpërkëmbët sakrifica e Kosovës”, ka ai.