13:37 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / B O

Gucati në Hagë: Jam plagosur nga forcat serbe, dhe jam invalid

“Në luftë unë jam plagosur nga forcat ushtarake serbe dhe edhe sot e kësaj dit unë kamë mbetur invalidë, andaj jam i obliguar ti mbroj të drejtat dhe lirit e popullit time”.

Kështu ka thënë sot në seancën gjyqësore në Hagë, Hysni Gucati ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“ Ne vitet 97/98 i jemi bashkuar UÇK-së për ti mbrojtur të drejtat tona. Ne luftimet e qershorit unë jam plagosur nga forcat ushtarake të Serbisë dhe si pasoj unë sot jam invalid. Ne si popull më i vjetër se kemi pushtuar serbin por përkundrazi populli jonë ka qenë i poshtuar. Këtu ku tash e një vite jemi më të padrejtë, veço kemi shfrytëzuar të drejtën ton të shprehjes e lirë. Vetëm gjatë marsit prillit e majit dhe qershorit 4500 masakra janë bërë, janë vrare mbi 1400 fëmijë e janë dhunuar mbi 20 mijë femra, as sot e kësaj dite nuk dimë për fatin e 1600 personave. Është e drejt e imja legjitime ti mbroj të drejtat tona dhe vlerat shtetit tonë. Unë jam i obliguar ti mbroj të drejtat e popullit tim si të gjithë atyre nëpër botë”, tha Gucati.