15:37 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gucati: Nuk është dashur të hyjnë policët e EULEX-it në atë formë në zyrat tona, do të isha dorëzuar vet

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në paraqitjen e tij të parë para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, tha se nuk ka qenë i informuar më parë në lidhje me arrestimin e tij deri në ditën edhe kur ndodhi, më 25 shtator, raporton IndeksOnline.

“Nuk jam informuar deri në momentin kur jam arrestuar nga policia.Kam mundur të më njoftojnë vetëm muan nuk kanë pasur të hyjnë në atë formë, kanë mundur të më ftojnë mua dhe unë do të isha dorëzuar vetë”, tha Gucati.

Ai ka bërë të ditur se vetëm pas një orë e gjysmë ka arritur të informojë djalin e tij se është arrestuar.

Për Gucatin  është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Prokurorja tha se Gucati ka mbajtur dy konferenca për medie duke vënë në dispozicion emrat e dëshmitarëve të mundshëm, duke i ekspozuar këta individ, cka nënkuptopn se ai mund të hakmerret

Ndryshe seanca e sotme e zhvilluar nuk është gjykim ndërsa për të nuk është paraqitur aktakuzë deri më tani dhe se nuk përcaktohet fajësia apo pafajësia e të dyshuarit, në këtë rast Gucatit, bëri të ditur Gjykatësi Nicola Giiju.