75 Mall Live Search
22:07 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / F.R

Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do të jenë Begaj e Osmani

Më 17 shkurt, në përvjetorin e 18-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të organizohet një protestë mbarëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Për këtë organizim ka folur Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK, i cili, në një bisedë për Euronews Albania, ka thënë se pret që pjesëmarrës të jenë presidentët e dy shteteve shqiptare, Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani.

“Deri më tani, nuk është zyrtare, por në bazë të informacioneve, presim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj bashkë me presidenten Vjosa Osmanin t’i bashkëngjiten protestës në Prishtinë. Taulant Balla do të jetë pjesë e protestës, sikurse edhe shumë deputetë nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Po ashtu, edhe studentë nga universitetet e Shqipërisë, të cilët do të vijnë në mënyrë të organizuar”, deklaroi Gucati.